Azgan Haklaj, koordinatori për tubimin në Tiranë, pro UÇK, tha gjatë fjalës së tij se ish krerët e UÇK ndodhen padrejtësisht në Hagë.
Haklaj deklaroi se ndaj tyre ka akuza të fabrikuara dhe shtoi se në Tiranë, është mbledhur e gjithë shqiptaria për besëlidhjen e re të shqiptarëve.
Sipas tij, kauza e tyre është e drejtë.
“UÇK e lavdishme, që ka shkuar faqen më të lavdishme. Çlirimtarët ndodhen padrejtësisht në Hagë. Sot jemi mbledhur për të mbrojtur kauzën e drejtë të UÇK. Liri për çlirimtarët. Ne jemi komb shqiptar, nuk ka komb kosovar. Kemi lindur shqiptarë dhe do vdesim kosovarë. Jemi mbledhur për besëlidhjen e re të shqiptarëve.”, theksoi ai./abcnews.al


