Dhjetëra mijëra qytetarë janë mbledhur në rrugët kryesore të Beogradit pas thirrjes së studentëve për të protestuar.
Ministria e Brendshme e Serbisë deklaroi se në protestë kanë marrë pjesë rreth 107 mijë persona, shkruan Danas.
Deri më tani, nuk raportohet për incidente të shënuar në protestë.
Në sheshin Sllavija të Beogradit, studentët nisën fjalimet.
“Shikojeni sa shumë jemi këtu. Le të zgjojë zëri ynë Serbinë”, ka thënë një student para turmës.
Një numër i madh njerëzish janë ende para ndërtesës së Parlamentit të Serbisë dhe në rrugët në afërsi./abcnews.al