Tubimi i Ramës në Athinë, eksperti: Mesazhe politike dhe përafruese. Mitsotakis s’ka arsye për të penguar takimin

schedule13:47 - 10 Maj, 2024

schedule 13:47 - 10 Maj, 2024

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Emilio Çika thotë se kryeministri Edi Rama do të japë mesazhe politike, por edhe përafruese në tubimin që do të mbajë më 12 maj në Athinë, me komunitetin shqiptar.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Çika u shpreh se kreu i qeverisë shqiptare, nuk do të shkojë në Athinë për të dhënë direktiva politike tek shqiptarët që kanë të drejtën e votës në Greqi.

Sipas Çikës, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis nuk ka arsye për të penguar takimin e Ramës.

“Situata gjatë gjithë këtij viti, kemi një tensionim të situatës mes Shqipërisë dhe Greqisë për shkak të Fredi Belerit. Takimi i datës 12 ka një simbolikë dhe për faktin që ndodh pikërisht në datën që është bërë arrestimi i Belerit. Rama luan me simbolikat. Besoj se edhe kjo datë është përzgjedhur për të kaluar disa mesazhe, qfotë edhe për politikën e brendshme në Shqipëri. Kryeministri Rama, ose takimi është shpallur para një periudhe të caktuar. Nuk shoh ndonjë frike të votimi ose jo të zotit Beleri.

Zgjedhjet në Parlamentin Evropoan kanë një procedurë të caktuar, duhen vota personale për zotin Beleri që të arrijë që të zgjidhet në Parlamentin Evropian. Nuk besoj se shkon për të dhënë direktiva politike tek shqiptarët që kanë të drejtën e votës në Greqi. Është politikan karriere dhe nuk lejohen në aspektin e staturës së tij që të ndodhin këto. Mendoj se do ketë mesazhe që do të jenë përafruese.

Qëndrimi i kryeministrit grek nuk mund të ishte pengues. Nuk ka sesi të pengojë diçka të tillë dhe nuk ka arsye.Ka një amlifikim të debatit publik, por edhe politik. Është komuniteti më i madh i shqiptarëve në të gjithë Evropën. Zoti Rama mëshon në disa drejtime me këto takime”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!