Tubime masive në 1 vjetorin e vdekjes së Qassem Soleimani

schedule10:45 - 3 Janar, 2021

schedule 10:45 - 3 Janar, 2021

Irani ka organizuar ceremoni për 1-vjetorin e vdekjes së gjeneralit të lartë iranian, Qassem Soleimani.

Në ceremoni u lejua të marrin pjesë zyrtarë të rangut të lartë, ndërsa u raportua se do të ndiqen me kujdes udhëzimet e sigurisë për shkak të pandemisë së Covid-19.

Lexo edhe: Vritet nga amerikanët “Zoti i luftës” në Lindjen e Mesme, kush ishte Qasem Soleimani

Soleimani është vrarë nga një sulm ajror i SHBA në Irak.

62-vjeçari drejtoi operacionet ushtarake iraniane në Lindjen e Mesme si kreu i forcës elitare “Quds Force” të Iranit.

Kush ishte Qasem Soleimani:

Qasem Soleimani, babai i pesë fëmijëve.

Ai filloi të punonte në ndërtim që në moshën 13 vjeçare për të ndihmuar familjen e tij në Iranin jugor.

Revolucioni islamik i vitit 1979 në Iran e gjeti atë 22 vjeç. Me zellin e moshës dhe bindjet e tij, ai iu bashkua Gardës Revolucionare që u ngrit për të mbrojtur revolucionin e ajatollahëve.

Ai mori drejtimin e Gardës Revolucionare në fund të luftës Iran-Irak në vitin 1988 para se të bëhej drejtuesi i Forcave Speciale të saj, pikërisht ato “Kuds”.

I përkushtuar tërësisht për mbrojtjen e Republikës Islamike, ai është cilësuar si një “martir i gjallë” në vitin 2005 nga Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Suleimaini është akuzuar nga SHBA-të në vitin 2008 se ishte personi përgjegjës për trajnimin dhe armatosjen e militantëve shiit në Lindjen e Mesme kundër forcave amerikane në Irak.

“Ai mbështet lëvizjen palestineze Hamas si edhe ka armatosur lëvizjet shiite në gadishullin arabik. Soleimani ka lidhje edhe në Turqi dhe e gjitha kjo ka tërbuar monarkitë arabe në Gjirin Persik. Qaseeim Suleimani imponon vullnetin e Iranit në të gjithë Lindjen e Mesme”, shkruante “The Ëorld” në vitin 2017 për të.

“E njeh Sirinë si xhepin e tij dhe ka një njohuri shumë të mirë për Irakun”, tha një burim diplomatik për AFP disa vjet më parë.

Për më tepër, “ai është jashtëzakonisht i respektuar nga njerëzit e tij falë karrierës dhe karizmës së tij”, vijon AFP.

Në vitin 2011, një zyrtar i lartë amerikan i intervistuar nga “Guardian” e krahasoi atë me “Keyser Söze”, heroi i “The Usual Suspects”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!