“Tu lujt me letra n’shpi, tu i bo me hile grus…”, si e kalojnë kohën pensionistët në Shkodër

schedule10:25 - 9 Maj, 2020

schedule 10:25 - 9 Maj, 2020

Ndoshta kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalimin e lëvizjes për pensionistët por edhe për djemtë dhe vajzat mbi 14 vjeç.

Në qytetin e Shkodrës pensionistët shijuan orarin  e liridaljes. Dikush bëri pazaret e ditës, dikush tjetër shpejtoi në farmaci apo gjetkë.

Disa prej tyre u shprehën për mikrofonin e ABC News se ndoshta fasha orare për liridaljen e pensionistëve duhet të zgjerohet më tepër.

Pyetje: Kjo dalje deri në orën 9.30 si ju duket?

Pensionisti: Me kenë të paktën deri në orën 11-12…

Pyetje: Si e kaloni kohën në shtëpi?

Pensionisti: Tu lujt me letra nshpi, tu i bo me hile grus..

Ndërkohë një pensionist tjetër tregon se si po e kalon kohën e izolimit në shtëpi.

Pyetje: A po shkoni në shtëpi? Po vraponi të shkoni në shtëpi?

Pensionisti: Jo, dikund tjetër….

Pyetje: A keni bo shamatë me grun nshpi?

Pensionisti: Mos e fol at fjalë mo burr, pleqtë duhen ,ma tepër, si me bo shamatë…

Orari i lëvizjes ditën e sotme për pensionistët ishte deri në orën 09.30 duke i lënë vendim më pas për liridaljen prindërve me fëmijë deri në moshën 14 vjeç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!