Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“T’u ka shembur shtëpia, por nuk është prishur qeveria”, Rama pranon pendesën e shijaksit

schedule11:20 - 27 Mars, 2021

schedule 11:20 - 27 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka qenë në Shijak ku ka parë nga afër dy shtëpi të rindërtuara.

Teksa vizitoi një nga familjet që hyrën në banesën e re, kryefamiljari nuk i ka kursyer batutat me kryeministrin Edi Rama duke thënë se ishte penduar që kishte menduar që shtëpia e shembur nga tërmeti nuk do të bëhej më.

Ai i ka treguar kryeministri Rama se ishte babai i tij që i tha se banesa do të ndërtohet nga qeveria.

Kryefamiljari: Kemi folur edhe gabim ndonjëherë. Jemi treguar edhe pesimisit. Kur ndodhi kjo punë/ Këto muhabete bënim. E fola një fjalë gabim. Vështirë të rregullohet ky vend. Baba më tha se është prish shtëpia por jo qeveria. Kishte pas të drejtë.”

Rama: Provo e beso i thonë kësaj pune.

Rama më pas ka kaluar në një tjetër batutë duke iu drejtuar kryefamiljarit se pa bashkëshorten e tij do të ishte si një banesë e shembur nga tërmeti.

Rama: Ti pa këtë, unë pa atë ke shtëpia, jemi si shtëpia jote pas tërmetit. E.L/ abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!