Tryezë diskutimi me përfaqësues të Shoqatës së Bukës/ Balluku: Konsumatorët më të rëndësishëm

schedule15:04 - 18 Mars, 2024

schedule 15:04 - 18 Mars, 2024

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit me përfaqësues të Shoqatës së Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave.

Ndër të tjera Balluku tha se furrat e bukës janë konsumatorët më të rëndësishëm.

“Po pse është e rëndësishme edhe për sektorin energjetik edhe për OSHEE-në, kjo është diçka që duhet saktësuar është sepse furrat e bukës konsumojnë rreth 66 milionë kilovatorë në vit. Është një nga konsumatorët më të rëndësishëm që ne kemi të lidhur në sistemin tonë dhe nga ana tjetër ka qenë gjithmonë një debat i hapur pa një zgjidhje permanente që sigurisht do të akomodonte edhe nevojën e shoqatës tuaj, por nga ana tjetër nuk do të dëmtohej edhe OSHEE-ja. Ju e dini shumë mirë luftën e madhe që kemi bërë për të shëndoshur këtë sistem qoftë nga ana teknike, Operatorin e Shpërndarjes, qoftë nga ana e një shëndoshjeje financiare e cila ka të bëjë edhe me faturimin edhe me mbledhjen e të ardhurave. Ndaj i gjithë procesi është bërë duke treguar kujdes për të dy palët, edhe për furrat e bukës dhe biznesin, por edhe për OSHEE-në sepse siç ju thashë 66 milionë kilovatorë në vit janë një shifër e rëndësishme e përkthyer në 500 milionë lekë për kompaninë”, tha Balluku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!