Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj nuk është paraqitur në takimin e thirrur nga ministria e Drejtësisë me drejtuesit e institucioneve të larta të drejtësisë së vend.
“Është një takim nga ministria e drejtësisë me institucionet e drejtësisë, mes të cilëve edhe Gjykata Kushtetuese, Prokuroria e Posaçme apo Këshilli i Lartë Gjyqësor. Bie në sy mungesa e gjyqtares Holta Zaçaj, e cila nuk është paraqitur në këtë takim që ka nisur në orën 11:00”, raportoi gazetari Ermal Vija.
Kjo vjen një ditë pasi kryetarja e Gjykatës Kushtetuese bëri një hap pas dhe thirri mbledhjen e gjyqtarëve për të deklaruar përfundimin e mandatit të saj./abcnews.al