Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tryeza me më të votuarit/ Hoxha: Përse Salianji s’ka kërkuar t’i vihet në dispozionin struktura për organizimin e takimit? Kthupi: PD, pronë e Berishës!

schedule21:21 - 4 Dhjetor, 2025

schedule 21:21 - 4 Dhjetor, 2025

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News Indrit Hoxha anëtar i Kryesisë së PD, foli për zhvillimet e fundit politike, situatën në PD, Foltoret e Berishës, si edhe takimet e Ervin Salianjin me më të votuarit.

Gjatë intervistës, Hoxha tha se çdo anëtar i Kryesisë së PD ka të drejtë, dhe i vihen në dispozicion gjithë struktura për organizimin e një takimi, ndërsa shtroi pyetjen përse kjo nuk është bërë?

“Çdo anëtar i kryesisë së PD ka të drejtë të zbresë në bazë dhe ti vihen në dispozicion gjithë struktura për organizimin e një takimi? Përse nuk e ka kërkuar Salianji? Dhe nëse Salianji e ka kërkuar këtë gjë në strukturat e PD dhe nuk i është realizuar unë do jem anëtari i dytë që do t’i shkoj në rresht dhe do ta mbështes. Këta janë bërë, “Hajde Flasim”. Po bëhet si batuta e Ramës më studentët, “Hajde Flasim”…”, tha ai.

Nga ana e tij juristi Rezart Kthupi, ndërsa foli për situatën në PD, tha se Partia Demokratike është kthyer tashmë një parti të Berishës. Kthupi, shtoi se Berisha e sheh si pronë private,

“PD është parti e Berishës, është pronë private dhe këtu mbaron debati. Po mund të ketë. Problemi është që çdo debat që nuk përfshin fillimisht Sali Berishën do përfundojë të Berisha. Çdo parti politike ka një grupim që organizon dhe drejton. A mund të ketë politikbërje jashtë vullnetit të Sali Berishës?”, tha më tej ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!