Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja në energjinë e rinovueshme

schedule15:56 - 25 Qershor, 2025

schedule 15:56 - 25 Qershor, 2025

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku foli për arritjet, sfidat dhe masat e marra për menaxhimin e sezonit turistik, gjatë një tryeze të thirrur posaçërisht për këtë sektor.

Ajo theksoi se Shqipëria është bërë tërheqëse për investime ndërkombëtare në energjinë e rinovueshme.

Më tej, Balluku u shpreh se çmimi i energjisë elektrike do vazhdojë të ulet dhe kjo realizohet për shkak të performancës së mirë që ka bërë sistemi elektro-energjetik në vend.



“Kemi garantuar zhvillim të mbështetur në burimet e rinovueshme të energjisë. Shqipëria është bërë tërheqëse për investime ndërkombëtare në energjinë e rinovueshme. Shëndoshja financiare e sektorit elektrik solli një sërë rezultatesh të mira. Ulja e çmimit të energjisë është historike, Shqipëria ka më shumë kapacitete prodhuese.  Çmimi i energjisë do vijojë të ulet”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!