Truss: Sanksionet kanë dobësuar ekonominë ruse, por nevojiten masa të tjera

schedule09:09 - 16 Mars, 2022

schedule 09:09 - 16 Mars, 2022

Sekretarja e jashtme britanike tha se sanksionet që Britania e Madhe dhe vendet e tjera perëndimore kanë vendosur kundër Rusisë kanë dobësuar në ekonominë ruse, por u bëri thirrje  aleatëve të marrin masa të tjera. shkruan The Guardian

Planet e Vladimir Putin nuk po shkojnë sipas planit dhe  sanksionet që kemi vendosur deri më tani po japin efektin e duhur. Sanksionet kanë dobësuar ekonominë ruse“.

Truss tha se duhet të vendosim sanksione shtesë, duke thënë se Britania ka tashmë një listë individësh dhe kompanish,  por bëri thirrje që aleatët të bëjnë më shumë.

Ajo vuri në dukje se Bashkimi Europian kishte sanksionuar tre banka ruse në krahasim me Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në që synonin 10 banka të mëdha duke argumentuar gjithashtu se 141 vendet që votuan kundër Rusisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të vendosin sanksione të tjera.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!