Truss: Pushtimi i Tajvanit nga Kina do të ishte një gabim katastrofik

schedule10:47 - 29 Qershor, 2022

schedule 10:47 - 29 Qershor, 2022

Liz Truss, sekretarja e jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, tha se pushtimi i Tajvanit do të ishte “një gabim katastrofik” nga Kina, duke argumentuar se Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e tjera duhet të rishqyrtojnë marrëdhëniet e tyre tregtare me vendet që përdorin fuqinë e tyre ekonomike, shkruan The Guardian.

“Unë mendoj se me Kinën që zgjeron ndikimin e saj përmes detyrimit ekonomik dhe ndërtimit të një ushtrie të aftë, ekziston një rrezik real që ata të ndërmarrin veprime katastrofike siç është pushtimi i Tajvanit,” tha Truss në një takim së bashku me Anthony Albanese, kryeministrin  australian dhe Alexander De Croo, kryeministri belg.

Ndërsa Kina po zgjeronte ambiciet e saj strategjike, tha Truss, NATO-s i duhej të zgjeronte  gjithashtu konceptin e saj strategjik. Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez ka theksuar tashmë se në  konceptin e ri strategjik Rusia shihet si një kërcënim, pas pushtimit të Ukrainës.

Vendet e G7 dhe kombet si Australia duhet të përdorin “peshën e tyre ekonomike” për të sfiduar Kinën, tha Truss – duke shtuar se vende si Britania e Madhe madje mund të rimendojnë qasjen e tyre ndaj tregtisë me Pekinin.

Unë mendoj se historikisht ne nuk e kemi përdorur atë fuqi ekonomike,” tha ajo. “Ne kemi qenë të barabartë, me kë tregtojmë dhe me kë bashkëpunojmë. Dhe unë mendoj se vendet kanë pikëpyetje të shumta, nëse kjo është kjo tregti e besueshme dhe a duhet t’i besojmë këtij partneri?

A do ta përdorin atë për të na minuar, apo do ta përdorin për përfitim reciprok të të dyja ekonomive tona?

Kështu që tregtia është bërë shumë më gjeopolitike,” përfundoi Truss.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!