Truss: Britania e Madhe nuk bëri mjaftueshëm për të ndaluar Putinin

schedule12:25 - 17 Mars, 2022

schedule 12:25 - 17 Mars, 2022

Ministrja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss në një intervistë për mediat ka bërë me dije se perëndimi nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndalur Putinin.

Truss në fjalën e saj është shprehur se përpjekjet për ndalimin e veprimeve të Putin duhej të niseshin që nga veprimet e tij në rajonin e Donbasit në Ukrainë dhe në Siri.

“Kishte shumë vetëkënaqësi. Ne nuk bëmë mjaftueshëm për të sfiduar Vladimir Putinin dhe tani po shohim që po ndodhin këto krime të tmerrshme që shkelin ligjin ndërkombëtar,” ka thënë ajo.

Ndër të tjera ajo thekson se Britania e Madhe ka “udhëhequr” përpjekjet për të furnizuar Ukrainën me armë dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Ndër të tjera zyrtarja britanike është shprehur se dëshiron të shohë sanksione më të ashpra kur bëhet fjalë për bankat, si dhe për naftën dhe gazin.

Nëse ai ka sukses në Ukrainë, ka të ngjarë të shohim shkatërrime të mëtejshme në të gjithë Evropën Lindore”, shton ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!