Truss: Asnjë marrëveshje paqeje nuk duhet të përfshijë lëshimet territoriale

schedule13:02 - 5 Tetor, 2022

schedule 13:02 - 5 Tetor, 2022

Kryeministrja britanike Liz Truss ka deklaruar se Ukraina “do të fitojë dhe se asnjë marrëveshje paqeje nuk duhet të përfshijë lëshimet territoriale gjatë fjalimit të saj në konferencën vjetore të partisë konservatore, sipas The Guardian.

Populli ukrainas nuk po lufton vetëm për sigurinë e tij, por për të gjithë sigurinë tonë. Kjo është një luftë për liri dhe demokraci në mbarë botën. Aneksimi i paligjshëm i territorit ukrainas nga Putin është vetëm akti i fundit në fushatën e Putinit për të përmbysur demokracinë dhe për të shkelur ligjin ndërkombëtar.

Ne nuk duhet të dorëzohemi para atyre që duan një marrëveshje që përfshin lëshimet territoriale. Ne do të qëndrojmë pranë miqve tanë ukrainas, për sa kohë të jetë e nevojshem. Ukraina mund të fitojë. Ukraina duhet të fitojë. Dhe Ukraina do të fitojë,” tha Truss.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!