“Truri” i trafikut të kokainës nga Amerika Latine, kush është fieraku?

schedule12:35 - 4 Nëntor, 2019

schedule 12:35 - 4 Nëntor, 2019

Fierakut që iu sekuestruan pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë të përllogaritur 12 milionë euro, quhet Arjan Shanaj, emër i njohur për policinë.

Aktiviteti kriminal i ushtruar nga ky shtetas në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike nga Turqia në Shqipëri gjurmohej nga Policia prej vitesh.

Sipas policisë, ky shtetas më datë 20 qershor 2017 u arrestua në flagrancë së bashku me shtetasin grek Th. K., pasi u kapën në Greqi me 20 kg kokainë, me vlerë të përafërt tregu rreth 800 000 euro.

“Ata merreshin me importimin, magazinimin, përzierjen, falsifikimin, ricertifikimin, trafikimin, transportimin dhe shpërndarjen e kokainës nga vende të Amerikës Latine”- njofton policia, duke iu referuar aktivitetit kriminal të fierakut.

Menjëherë pas arrestimit në Greqi dhe shkëmbimit të informacionit me palën greke, Policia e Shtetit me iniciativë nisi hetimet proaktive ndaj shtetasit A. Sh., për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”./abcnews.al