Deputetja Rudina Hajdari ka replikuar në Kuvend me kryeministrin Edi Rama.
Hajdari iu drejtua kryeministit se nuk mund ti thotë që i mungojnë idetë. Deputetja ritheksoi edhe njëherë se kërkon lista të hapura dhe sipas saj nuk do kriminelë në Kuvend.
“Sa herë vjen në këtë foltore tregon anën e tij më të shëmtuar. Sa për i përket gjatësisë së kryeministrit ka një shprehje populli, ‘trupi pyll dhe mendja fyll’, por nuk dua ta ofendoj ashtu siç bën ai.
Ta them unë pse Shqipëria është keq. Më thoni sot ju sa është çmimi i energjisë elektrike? E di sa veta janë burgosur sot se nuk kanë paguar dot faturën e energjisë elektrike. Ne lëmë pas shumë vende të tjera për çmimin. Sot populli shqiptar paguan 30% më shumë për energjinë eletrike, dhe nëse nuk e paguajnë shkojnë në burg.
Ju sot ju keni rritur shqiptarëve tatimin. Mbylljen e 50 mijë bizneseve. Futjen në TVSH të 30 mijë bizneseve të vogla. Çfarë bëhët kështu në këtë vedn. Konsumi ka rënë, njerëzit blejnë ushqime me lista. Dhe ju dilni dhe thoni se Shqipëria ka qenë më mirë apo më keq. Por Shqipëria nuk ka qenë kurrë në këto nivele, as në 1997-ën.
Ju nuk jeni personi i besuar për të luftuar krimin dhe korrupsionin në vend.
Unë nuk ika nga ky Parlament se kisha ide. Nuk mund të më thoni ju mua se nuk kam ide. Unë kam ide, unë dua të hap listat. Nuk dua më kriminelë në Kuvend. Duhet të ishin hapur negociatat, nuk ka fajin ai që ishte në shesh. Ai ka qenë këtu dhe të ka bërë të gjithëpushtetshëm, bashkë me ata të tjerët”, tha ajo.
/abcnews.al