Vetëm pak ditë më parë Xhesi Loci ka fituar medaljen e Artë në Kampionatin Europian në Bodybuiliding & Fitness të zhvilluar në Spanjë.
25-vjeçari, me profesion ekonomist ka fituar titullin si trupi më i bukur në Europë dhe në Ballkan. I ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, Loci foli për fillimet e tij si ‘bodybuilding’.
“Kategoria ku marr pjesë ka kusht moshën dhe gjatësinë. Nuk duhet të jesh shumë me trup voluminoz. Në kategorinë time “mes physique up to 179” jam më i miri.
Kam gati 10 vite që merrem me këtë sport, kam qenë 15 vjeç. Kam nisur me stërvitje në shtëpi me bidona. Në gen jemi të dobët e më shumë damarë ndaj më duhet të merrja peshë. E rëndësishme është të dish edhe te pozosh. Çdo ditë stërvitem rreth një orë, ndërsa kur kam gara, stërvitem dy herë në ditë. Një orë paradite dhe një orë pasdite. Përveç bodybuild-ing, në profesioni tim jam ekonomist, nuk kam preferuar ta lë anash profesionin tim. “, tha ai. /abcnews.al