Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trupi iu gjet i dekompozuar në banesë/ Vëllai i 60-vjeçarit në Korçë: S’kam pasur komunikim, prej dhjetorit s’ishte parë nga komshinjtë

schedule12:44 - 29 Gusht, 2025

schedule 12:44 - 29 Gusht, 2025

Jashtë kamerave, vëllai i të ndjerit Petro Seferi, trupi i pajetë i të cilit u gjet i dekompozuar mesditën e sotme në banesën e tij në Korçë, ka thënë se nuk ka pasur komunikim me 60-vjeçarin.

“Vëllai im prej dhjetorit nuk ishte parë nga komshinjtë, unë skam pasur komunikim me vëllain se jetoj në Tiranë dhe merrem me punë, tani që mora lejen e zakonshme erdha të shoh shtëpinë se e kemi të dy me vëllain. Kur erdha e gjeta të pajetë”, ka thënë vëllai i 60-vjeçarit.

Ai shton se prej muajit dhjetor, i vëllai nuk ishte parë nga komshinjtë. Sipas tij Petro Seferi nuk mbante telefon dhe komunikimin me të e kishte të vështirë, për shkak se jetonte në Tiranë dhe ishte i ngarkuar me punë.



Vëllai i viktimës shton, se Petro Seferi ishte i divorcuar nga gruaja, me të cilën kishte dy fëmijë. Një djalë i cili i jeton në Tiranë dhe një vajzë e cila ka krijuar jetën e saj jashtë shtetit.

“Vëllai im nuk ka telefon ndaj nuk komunikonim. Ai ishte i ndarë nga bashkëshortja. Ka dy fëmijë e bija jeton jashtë shtetit ndërsa i biri jeton në Tiranë. Tani e lajmërova dhe u nis për këtu. Vuante nga zemra dhe trajtohej me kemp”, përfundoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!