VIDEO/ Trupi i Papa Françeskut vendoset në Bazilikën e Shën Pjetrit, mijëra besimtarë në Vatikan

schedule08:52 - 23 Prill, 2025

schedule 08:52 - 23 Prill, 2025

Ka nisur transferimi i trupit të Papa Françeskut për në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku do të zhvillohen homazhet.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë arritur në Vatikan gjatë dy ditëve të fundit për të nderuar Papa Françeskun, i cili vdiq të hënën e Pashkëve në moshën 88-vjeçare.

Papa Françesku do të varroset në Bazilikën e Shën Marisë Major, duke e bërë atë Papën e parë që nga Leo XIII, i cili vdiq në vitin 1903, që do të varroset jashtë Vatikanit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, kryeministri britanik, Keir Starmer presidenti francez, Emmanuel Macron dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky janë ndër liderët botërorë që do të marrin pjesë në funeralin.

Pallati Kensington ka njoftuar gjithashtu se Princi William do të udhëtojë në Vatikan në emër të babait të tij, mbretit Charles.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!