Trupi i pajetë i Major Klodian Tanushit, pritet të mbërrijë të mërkurën

schedule15:30 - 13 Maj, 2019

schedule 15:30 - 13 Maj, 2019

Trupi i pajetë i major Klodian Tanushit i rënë në krye të detyrës në misionin e NATO-s në Letoni pritet  të mbërrijë në atdhe mesditën e të mërkurës me avion ushtarak. Ndërsa homazhet në nderim të major Tanushit në Tiranë do të mbahen të enjten.

Kjo bëhet e ditur nga Ministria e Mbrojtjes e cila thotë se nderime për ushtarakun Klodian Tanushi u zhvilluan dhe në grup-batalionin e NATO-s në bazën Adazi ku shërben kontingjenti shqiptar.

Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO ne Letoni, major Klodian Tanushi humbi jetën në spital më 10 Maj. Ai po kurohej pas plagëve të rënda që mori nga shpërthimi i minave ditë më parë. Në atë ngjarje humbi jetën nentetarja Zarife Hasanaj si dhe u plagos rreshter Julian Kapaj./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!