Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Trupi i gazetarit të vrarë në Ukrainë mbërrin në Francë

schedule10:21 - 9 Qershor, 2022

schedule 10:21 - 9 Qershor, 2022

Trupi i gazetarit francez Frédéric Leclerc-Imhoff, i cili u vra më 30 maj pasi u godit nga predhat pranë Severodonetsk ka mbërritur në Francë. Ishte ora rreth 3 e mëngjesit kur avioni që mbante trupin e pajetë u ul në aeroportin Le Bourget nga Kievi, sipas BBC.

Prindërit, partnerja e Leclerc-Imhoff, disa nga të afërmit e tij dhe Ministrja e Kulturës e Francës, Rima Abdul-Malak, ishin të gjithë të pranishëm. Prezentë ishin gjithashtu edhe zyrtarë nga kanali televiziv francez BFMTV, ku Leclerc-Imhoff kishte punuar për gjashtë vite.



Homazhet për gazetarin dhe kameramanin do të mbahen në Paris rreth orës 18:30 të së premtes, sipas mediave franceze. Raportet fillestare sugjeruan se Leclerc-Imhoff, 32 vjeç, mori një plagë vdekjeprurëse në qafë pasi u godit nga një predhë.

Ai po raportonte për evakuimin e civilëve në Ukrainën lindore në momentin e sulmit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!