Trupat ruse sulmojnë sërish Kherson, tre të plagosur

schedule09:21 - 10 Qershor, 2023

schedule 09:21 - 10 Qershor, 2023

Të paktën tre persona u plagosën gjatë operacioneve të evakuimit në Kherson. Lajmi është bërë i ditur nga Prokuroria e Përgjithshme e Kievit, ku nëpërmjet një postimi në Telegram shkruajnë se qytetarët ukrainas u sulmuan nga trupat ruse.

“Infrastruktura civile është dëmtuar. Prokurorët, së bashku me hetuesit policorë, vazhdojnë të marrin të gjitha masat e nevojshme për të dokumentuar krimet e luftës të ushtrisë ruse,” është shkruar në postim.

Evakuimi vjen pasi pak ditë më parë shpërtheu diga Nova Kakhkova në Krehson, duke shkaktuar viktima dhe përmbytje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!