Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trupat pushtues përparojnë në lindje të vendit, Ukraina përgatit për ofensivën më të madhe ruse

schedule09:32 - 8 Prill, 2022

schedule 09:32 - 8 Prill, 2022

Luftime të ashpra po zhvillohen në lindje të vendit, me sulme të shumta që janë raportuar në të gjithë rajonin e Donbasit duke paralajmëruar kështu nisjen e një ofensive të madhe, sipas zyrtarëve ukrainas, shkruan CNN.

Si paraqitet situata në lindje



-Inteligjenca britanike tha se trupat ruse janë “tërhequr plotësisht” nga veriu i Ukrainës në Bjellorusi dhe Rusi, dhe shumë prej tyre mund të dislokohen në Ukrainën lindore për të luftuar në rajonin e Donbasit.

-Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se ka nisur tashmë “beteja për  Donbasin ” dhe  kjo betejë mund të jetë e ngjashme me betejat e Luftës së  Dytë Botërore.

Por sipas tij, nuk ka arritur shkallën maksimale, duke paralajmëruar se ofensiva do të përfshijë “mijëra tanke, automjete të blinduara, aeroplanë, artileri”.

-Duke i bërë jehonë këtyre fjalëve, Gjeneral Mark Milley tha po zhvillohen luftime në Ukrainën juglindore pasi Rusia ka ripërqendruar trupat e saj pikërisht në ato zona.

Ata kanë arritur të mposhtin sulmin rus drejt Kievit, por ka ende një betejë të rëndësishme poshtë në juglindje, poshtë rreth rajonit Donbas-Donetsk ku rusët synojnë të marrin forca masive dhe të vazhdojnë sulmin e tyre,” tha Milley. .

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!