Prof. Dr. i shkencave të sigurisë, Xhavit Shala, i ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, ka bërë të ditur se për herë të parë trupa ushtarake koreano-veriore janë përfshirë drejtpërdrejt në territorin e Ukrainës.
Sipas tij, ky zhvillim përbën një alarm të fortë global, pasi në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës po përfshihet një palë e tretë, çka mund të rrisë ndjeshëm rrezikun për përshkallëzim.
Profesori theksoi gjithashtu se kjo situatë duhet të tërheqë vëmendjen e NATO-s dhe SHBA-së, pasi përfshirja e trupave të huaja në fushëbetejë sinjalizon një dinamikë të re në luftë.
“Për herë të parë trupat koreano-veriorë hyn në territorin e Ukrainë. Kjo është një alarm botërore, sepse po hyn një palë e tretë në konflikt. Pjesëmarrja e trupave të huaj në territorin e Ukrainës duhet të jetë një kambanë alarmi për NATO-n dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rusia ka shumë humbje, por në doktrinën ruse nuk është problem humbja e trupave, ata kanë më shumë vullnetarë që kanë shkuar me kontratë, janë të punësuar tashmë. Të hyjnë 5000 mijë trupa kubanë nuk janë pak. Putini e shikon që ka një problem të madh me vendosjen e trupave në fushën e betejës”, tha Xhavit Shala./abcnews.al

