Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trupa amerikane në Gaza/ Media në SHBA: Forca shumëkombëshe ushtarake e mbështetur nga OKB

schedule15:05 - 4 Nëntor, 2025

schedule 15:05 - 4 Nëntor, 2025

Çështjet e Sigurisë në Rripin e Gazës do të menaxhohen për dy vite nga një force ndërkombëtare shumë kombëshe sipas propozimit të Administratës Amerikane për vendosjen e paqes afatgjatë në enklavën Palestineze. Ishte media amerikane Axios që zbuloi lajmin duke shtuar gjithashtu se kjo nismë I është paraqitur permes nje draft rezolute edhe Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Sipas planit  kjo force e quajtur Forca Ndërkombëtare e Stabilitetit do te marrë nën kontroll kufijtë e Gazës me Izraelin dhe Egjiptit duke siguruar mbrojtjen e civilëve dhe zonave humanitare si dhe do të trajnojnë një force policore palestineze. Shtetet të cilat do të dërgojnë trupat e tyre në këtë mision sipas Axios janë Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe Turqia të cilat kanë pranuar të luajnë një rol kyç në sigurinë e Gazës. Ne mandatin e Forcës Ndërkombëtare të Stabiliutet do të përfshihet edhe misioni për çarmatosjen e Hamasit me qëllim demilitarizimin e plotë të Rripit të Gazës, shkatërrimin e infrastructures ushtarake dhe mbledhjen e armëve nga grupet e armatosura jo shtetërore.

Dokumenti thekson se misioni synon të “stabilizojë mjedisin e sigurisë dhe të krijojë kushte për paqe afatgjatë”.

Propozimi përfshin edhe bashkëpunim të ngushtë me Izraelin dhe Egjiptin, në kuadër të një “marrëveshjeje për Gazën”, që parashikon mbështetje logjistike, politike dhe humanitare për zbatimin e planit.

Në të njëjtën kohë, dokumenti parashikon krijimin e një Këshilli të Paqes , një strukturë e përkohshme ndërkombëtare me funksione të ngjashme me një qeveri tranzitore. Ky këshill do të ketë kompetenca për financimin, rindërtimin dhe reformimin e institucioneve palestineze, deri në rivendosjen e plotë të autoritetit të ri vendor ashtu siç  ishte parashikuar. Për zbatimin e këtij  projektit do të krijohet edhe një fond i posaçëm për rindërtimin e Gazës, i cili do të financohet nga donacione dhe kontribute të shteteve anëtare të OKB-së.

Ekspertët ndërkombëtarë e cilësojnë këtë hap si një moment kyç për stabilitetin në Lindjen e Mesme, ndonëse mbetet e paqartë se si do të garantohet zbatimi praktik i planit në terren, duke pasur parasysh kompleksitetin politik dhe ushtarak të rajonit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!