Trump viziton Kenosha-n, bën thirrje për përgjigje ‘të ashpër’ ndaj protestave

schedule08:16 - 2 Shtator, 2020

schedule 08:16 - 2 Shtator, 2020

Presidenti amerikan Donald Trump të martën vizitoi disa pjesë të qytetit të Kenoshës në Uiskonsin, që u dëmtuan javën e kaluar pas shpërthimi të trazirave civile pas plagosjes së afro-amerikani nga policia.

Presidenti Trump është përfshirë në një përplasje politike me rivalin e tij demokrat, Joe Biden, rreth sigurisë së vendit ndërsa të dy po zhvillojnë një  fushatë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Presidenti Trump sulmoi “politikanët e pamatur të ekstremit të majtë”, duke shtuar, “Ne duhet t’i japim një mbështetje shumë më të madhe forcave tona të zbatimit të ligjit”.

Trump tha në Kenosha se, “Turmat e dhunshme shkatërruan dhe dëmtuan të paktën 25 për qind të bizneseve, dogjën ndërtesa publike dhe qëlluan me mjete të forta drejt policëve.”, tha Trump. “Këto nuk janë vepra të protestave paqësore, por të terrorit të brendshëm.”

Por Trump vizitoi Kenoshën, një qytet me 100,000 banorë në brigjet e Liqenit të Miçiganit, kundër dëshirës së kryebashkiakut të qytetit dhe guvernatorit të shtetit të Uiskonsinit, Tony Evers. Policia gjithashtu po heton rrethanat e vrasjes së dy protestuesve dhe plagosjes së një tjetri gjatë protestave.. Policia ka akuzuar një adoleshent i cili pretendoi se po mbronte bizneset në Kenosha. Trump pretendoi, se trazirat civile përfunduan kur Shtëpia e Bardhë tha se ai do të vizitonte qytetin e Kenoshës.

Ai nuk u takua me familjen e afro-amerikanit Jacob Blake gjatë vizitës së tij, por theksoi disa herë se ai kishte folur me një pastor të familjes.

Gjatë nisjes për në Kenosha, Trump tha, “Sot, unë do të shkoj atje për të mbështetur forcat e zbatimit të ligjit dhe Gardën Kombëtare, sepse ata kanë bërë një punë të shkëlqyer në Kenosha./abcnews.al