Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump: Ukraina mund të mos mbijetojë edhe me ndihmën e SHBA-së

schedule07:25 - 10 Mars, 2025

schedule 07:25 - 10 Mars, 2025

Presidenti Donald Trump ka theksuar se Ukraina mund të mos jetë në gjendje të mbijetojë në luftën kundër Rusisë edhe me mbështetjen e SHBA-së.

Komentet e tij erdhën në një intervistë me Fox News duke mbrojtur vendimin e tij për të tërhequr mbështetjen për Ukrainën.

“Epo, mund të mos mbijetojë gjithsesi”, ka thënë presidenti amerikan.



Trump kishte thënë më herët se Zelensky merrte para nga SHBA nën administratën e Joe Bidenit si “karamele nga një fëmijë” dhe përsëriti besimin e tij se homologu i tij ukrainas nuk ishte “mirënjohës”.

Komentet e Trump vijnë pasi zyrtarët amerikanë do të takohen me homologët e tyre ukrainas këtë javë në Arabinë Saudite.

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio do të marrë pjesë në bisedimet nga pala amerikane, siç bëri me zyrtarët rusë në Riad muajin e kaluar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!