Vendimi i gjykatës për të shpallur fajtor ish-presidentin amerikan, Donald Trump për abuzim seksual nuk pritet të ndikojë në zgjedhjet presidenciale të 2024.
Meqenëse gjyqi ishte i natyrës civile dhe jo kriminale, Trump nuk do të përballet me një dënim të ashpër apo burg, e as nuk mund të përjashtohet nga gara për Shtëpinë e Bardhë.
Verdikti civil nuk do të ketë ndikim te mbështetësit kryesorë të Trump, të cilët i shohin problemet e tij ligjore si pjesë e një përpjekjeje të bashkërenduar nga kundërshtarët për ta minuar atë.
Analistët amerikanë sqarojnë se edhe pse përpjekja e ish presidentit për të rifituar Shtëpinë e Bardhë do të përballet me një realitet tjetër, pasi ai tani është ligjërisht i përcaktuar si një abuzues seksual, rezultatet nuk parashikohet të ndikohen nga ky vendim.
Në fakt kjo duket edhe nga fakti se nuk ka asnjë thirrje nga demokratët por edhe nga republikanët që Trump, 76 vjeç, të largohej nga gara për Shtëpinë e Bardhë.
Deri më tani ka pasur heshtje nga shumica e rivalëve të mundshëm të Trump . Mungesa e përgjigjes nënvizon se si kandidatët e vitit 2024 po përcaktojnë profilet e tyre se si do të shfaqen para votuesve, ndërsa përpiqen të shmangin zemërimin e mbështetësve të ish kreut të shtëpisë së bardhë.
Megjithatë disa nga kritikët e trump ngritën dyshime në lidhje me aftësinë e tij për postin, të cilat me siguri do të jenë në qendër të zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme.
Të martën, një juri në New York zbuloi se ish-presidenti abuzoi seksualisht me shkrimtaren e revistës, Jean Carroll, në vitet 1990 dhe më pas e shpifi duke e quajtur gënjeshtare.
/abcnews.al