Kreu i shtëpisë së bardhë Donald Tramp po përgatit një marrëveshje për emigrantët në SHBA. Atyre do t’u ofrohet nënshtetësia. Në këmbim të kësaj Trump do të kërkojë nga demokratët mbështetjen e tyre për fondin e nevojshëm për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën.
Nënshtetësi për 1.8 milion klandestinë në shkëmbim të mbështetjes së demokratëve për krijimin e një fondi prej 25 miliard dollarësh që duhen për ndërtimin e murit me Meksikën. Ky është thelbi I marrëveshjes që po përgatit shtëpia e bardhë, dhe i konfirmuar nga anëtarë republikanë të kongresit amerikan. Ka qenë pikërisht këshilltari politik i presidentit amerikan Stefen Miller, që i ka dhënë mesazhin Kongresit Amerikan. Miller është avokati ultrakonservator që deri tani ka përpiluar axhendën për emigracioni duke shkrur dhe projektin e Travel Ban.
Propozimi do i dorëzohet formalisht senatit amerikan javën e ardhshme dhe sipas Miller është fryti i një kompromisi shumë të madh nga ana e republikanëve. Projekti ofron mundësinë për të garantuar nënshtetësinë në një periudhë prej 12 vjetësh dhe pasi të jetë dëshmuar aftësia e integrimit. Projekti nuk përfshin vetëm ata që i përkasin grupimit “Dreamer, 800 mijë fëmijët e klandestinëve që kanë mbërritur në territorin amerikan që të vegjël, dhe që rrezikojnë dëbimin nga vendi që në muajin mars. Në këtë propozim janë përfshirë dhe një million persona të tjerë. Një ofertë që Shtëpia e Bardhë e cilëson si shumë bujare kurse për demokratët është një kërcënim.
Këshilltari politik i Trump Miller, u shpreh se presidenti është në dijeni të këtij propozimi dhe është gati ta firmosë ditët në vijim.
Por sipas analistëve do të jetë shumë e vështirë që ky propozim të miratohet në senat jo vetëm nga kundërshtimi i demokratëve, por dhe nga ai i republikanëve konservatorë që nuk janë gati të pranojnë dhënien e nënshtetësisë për rreth 2 milionë klandestinë./abcnews.al