Trump telefonon Putin, i kërkon të mos përshkallëzojë luftën në Ukrainë

schedule21:20 - 10 Nëntor, 2024

schedule 21:20 - 10 Nëntor, 2024

Donald Trump, presidenti i sapo zgjedhur Amerikan për një mandat të dyte ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin Rus Vladimir Putin ku i ka kërkuar atij që të mos përshkallëzojë luftën në Ukrainë.

Raportimet erdhën nga media Amerikane Washington Post e cila shkruan se Trump i ka thënë Putinit se ai nuk duhet te harrojë praninë e madhe te trupave ushtarake amerikane ne Europe përpara se te ndermarre ndonje hap tjeter.

Republikani i cili eshte zotuar se do ti jap fund të luftës në Europen Lindore që në ditën e parë të marrjes së mandatit te tij, nuk ka dhënë detaje mbi planin e tij.

Një këshilltar i lartë i Trump u shpreh për BBC se Kievi duhet të heqë dorë nga ideja e rimarrjes se Krimesë, gadishullit të aneksuar nga Moska ne vitin 2014.

Një sinjal i tille ka shkaktuar shqetësime në Europë, pasi plani i Trump për ti dhënë fund kësaj lufte mund te perfshije cenimin e integritetit territorial të Ukrainës. Mediat ndërkombëtare shkruajne se Trump mund ti kërkoje Kievit te heq dore nga territoret e pushtuara, por dicka e tille është konsideruar e papranueshme nga Brukseli dhe Presidenti Ukrainas.

Zelensky është angazhuar ne propozimin e një plani Fitoreje për të kërkuar me shume ndihme nga perëndimi dhe SHBA ne mënyrë qe te ketë trysni te shtuar ndaj Moskës që të tërheqë ushtaret e saj nga territoret e pushtuara. Qe prej vitit 2014 dhe me pas me rinisjen e luftës në shkurt te vitit 2022, Rusia ka pushtuar 20% te territorit total te Ukrainës.

Ne 14 qershor Putin paraqiti planin e tij për ti dhënë fund luftës duke thënë se Ukraina duhet të heqë dore nga ambicia për anëtarësim ne NATO si dhe të tërheqë trupat e saj nga rajonet e pushtuara qe Rusia i konsideron pjesë të territorit te saj.

Ky propozim i Putinit u quajt i papranueshëm nga Ukraina, Bashkimi Europian si dhe nga Shtete e Bashkuara të Amerikës nën drejtimin e Presidentit Joe Biden.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!