Trump, tarifa për vendet që nuk frenojnë emigrantët në SHBA

schedule09:35 - 7 Qershor, 2024

schedule 09:35 - 7 Qershor, 2024

Kandidati republikan për president Donald Trump tha se nëse ai fiton zgjedhjet në SHBA në nëntor, ai mund të vendosë tarifa ndaj vendeve, përfshirë Kinën, që nuk frenojnë fluksin e emigrantëve.

Trump e tha këtë në një tubim të fushatës në shtetin kufitar të Arizonës, ndërsa iu përgjigj pyetjeve të audiencës, por nuk specifikoi shumën e tarifave që do të vendoste në një skenar të tillë.

I pyetur për mënyrat se si ai do të frenonte ardhjet e paligjshme të emigrantëve në SHBA, Trump tha: “Ne kemi fuqi të madhe ekonomike”.

/abcnews.al