Rreth orës 14:00, fillon samiti mes Trump dhe Putin në Helsinki, në takimin e tretë të tyre ballë për ballë. Ky samit vjen pasi presidenti amerikan kërcënoi me largim nga NATO dhe pasi Putin u rikonfirmua në drejtim të Rusisë për herë të katërt.
Presidenti amerikan, Donald Trump, është në ndjekje të përmbushjes së premtimit të tij electoral: mardhënie të mira me Rusinë. Për këtë, ai do të zhvillojë një takim ballë për ballë me presidentin Vladimir Putin, ndaj të cilit nuk e ka fshehur asnjëherë admirimin, të tepruar për disa analistë të politikës ndërkombëtare. Në samitin e shumëpritur dhe të shumëkërkuar nga vetë Trump, dy liderët do të diskutojnë pikërisht për përmirësimin e mardhënieve, duke dashur në këtë mënyrë të dërgojë një mesazh të fortë ndaj atyre që e konsiderojnë veten “shtet aleat me SHBA-të”.
Takimi mes Trump dhe Putin pritet të fillojë pas mesditës, ndërsa në orën 16:00 është parashikuar dhe një konferencë për shtyp e përbashkët. “Russiagate” është kjo çështja që ka shënuar fushatën elektorale të manjatit amerikan në zgjedhjet presidenciale e deri më tani, ku aktualisht në Uashington zhvillohen 3 hetime të ndryshme lidhur me ndërhyrjen e Moskës në procesin zgjedhor dhe lidhjet e mundshme të ekipit të Trump me Kremlinin.
Pikërisht kjo është një ndër çështjet që do të diskutohet në samtin e Helsinkit. Megjithatë, rezultati dihet tashmë: Rusia ka mohuar dhe do të vazhdojë të mohojë përfshirjen në zgjedhjet amerikane. Kjo është një variant, të cilin Trump e beson verbërisht, pavarësisht raportimeve të inteligjecës amerikane se SHBA rrezikohet të pësojë sulme kibernetike.
Ndërkohë, ky do të jetë takimi i tyre i tretë historik. Më përpara, Trump dhe Putin janë vendosur ballë për ballë në 2 evente, në samitin e G20 në Gjermani dhe në samitin APEC në Azi. Këto dy takime janë cilësuar positive nga presidenti amerikan dhe ai rus. Të njëjtin fat pritet të ketë edhe ky në Helsinki, që vjen pas rikonfirmimit të Putin në drejtim të vendit dhe pasi Trump kryqëzoi aleatët në NATO në samitin e 12 Korrikut. /abcnews.al