Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump: Takimi me Kim Jong-un mund të shtyhet

schedule19:28 - 22 Maj, 2018

schedule 19:28 - 22 Maj, 2018

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se takimi mes tij dhe liderit koreano-verior mund të mos mbahet në datën dhe vendin e parashikuar. Nga Shtëpia e Bardhë, Trump nuk ka folur për anulimin e takimit, por për një shtyrje të tij.

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar të martën se takimi historik mes tij dhe liderit koreano-verior Kim Jong-un mund të shtyhet. Ai ka folur nga Shtëpia e Bardhë, ku ka pritur në një takim presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae In për të  diskutuar mbi samitin në fjalë.

“Nëse nuk mbahet në Qershor, atëherë  mbase do të mbahet më vonë”, ka thënë Trump.

Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, kreu i shtetit ka theksuar se ka mundësi serioze që takimi të mos zhvillohet në 12 Qershor në Singapor. Javën e kaluar Pheniani deklaroi se mund të anulojë takimin e shumëpritur nëse Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të insistojnë për nisma të njëanshme, duke iu referuar këtu asgjësimit të arsenalit bërthamor.

Të  njëjtën ditë, regjimi i vendit të izoluar njoftoi gjithashtu ndërprerjen e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Jugun, për shkak të stërvitjes së përbashkët ushtarake me trupat amerikane. Më herët gjatë ditës, zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, paralajmëroi lidershipin politik në Korenë e Veriut se do të ketë fatin e skenarit libian nëse refuzon të asgjësojë armatimet bërthamore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!