Trump: Takimi me Kim Jong-Un mund të ndodhë brenda 3-4 javëve

schedule12:17 - 29 Prill, 2018

schedule 12:17 - 29 Prill, 2018

Presidenti amerikan Donald Trump për herë të parë ka deklaruar një kohë të mundshme se kur mund të ndodhë takimi me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Gjatë një eventi electoral në Uashington, kreu i Shtëpisë së Bardhë njofton se një zhvillim i tillë mund të ndodhë Brenda 1 muaji.

“Mendoj se do të kemi një takim 3 apo 4 javët e ardhshme”, nënvizoi Trump.

“Do të jetë një takim shumë I rëndësishëm për çarmatosjen bërthamore të Gadishullit Korean”, shtoi ai.

Ekspertët ndërkombëtare mendojnë se një takim mes Trump dhe Kim Jong-un do të çojë në normalizimin e marrëdhënieve mes vendeve. Megjithatë sipas tyre ekziston edhe një mundësi që bisedimet të mos sjellin asnjë ndryshim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!