Pasi u kritikua ashpër për deklaratën e tij se emigrantët po helmonin gjakun e vendit e SHBA-së, Donald Trump hodhi poshtë çdo krahasim me Adolf Hitlerin, duke këmbëngulur se ai nuk e kishte lexuar kurrë librin për diktatorin nazist.
“Por është e vërtetë që ata po shkatërrojnë gjakun e vendit tonë, kjo është ajo që ata po bëjnë, ata po shkatërrojnë vendin tonë”, këmbënguli ish-presidenti republikan, gjatë fushatës së fundit në Iowa.
The question is, is what President Trump said True ??
"It’s true, they’re destroying the blood of our country. They don’t like it when I said that. And I never read Mein Kampf." pic.twitter.com/suCaBZF6je
— Chris ?? Same name on Bastyon & Gab (@cm677427) December 21, 2023
Donald Trump bëri komente të ngjashme për emigrantët në fundjavë, duke shkaktuar zemërim, me kundërshtarët që krahasuan atë që ai tha me rreshtat e Adolf Hitlerit në librin e tij antisemitik.
Retorika gjithnjë e më e ashpër e Donald Trump, i cili kryeson në sondazhe po vendos zyrtarët e partisë në një pozitë jashtëzakonisht të vështirë.
Sidomos figurat republikane në Senat, si Mitch McConnell, i cili kritikoi publikisht komentet e ish-presidentit.
Në nëntor, Donald Trump i quajti kundërshtarët e tij politikë “lluma” dhe “parazitë”. Fushata e Joe Biden më pas e akuzoi atë se po imitonte fjalimin autoritar të Adolf Hitlerit dhe Benito Musolinit”.
Në fushatën e tij të parë zgjedhore, në vitin 2015, Donald Trump shkaktoi tronditje ndër të tjera me deklaratat e tij për emigrantët e paligjshëm.
Më pas ai premtoi të ngrinte një mur, 3000 kilometra të gjatë, përgjatë kufirit të SHBA-së me Meksikën, për të parandaluar hyrjen e emigrantëve në territorin amerikan. Projekti nuk u përfundua kurrë.
/abcnews.al