Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump-Soleimani, një “rivalitet” i hershëm: Sfida nisi në rrjetet sociale

schedule12:07 - 4 Janar, 2020

schedule 12:07 - 4 Janar, 2020

Bota është e shqetësuar për zhvillimet që do të pasojnë nga vrasja e gjeneralit iranian Qassam Soleimani nga SHBA me vullnet të Donald Trump. Teherani ka premtuar hakmarrje ( “Amerikanë, përgatitni arkivolet” ) dhe tashmë i ka dërguar një mesazh të qartë KB .

Por, pse vendosi Trump të veprojë në fillim të vitit 2020, i vetëdijshëm se pasojat do të ishin të pashmangshme? “Unë nuk kam dashur të filloj një luftë, kam dashur të shmang një luftë pasi  Soleimani ishte duke përgatitur një sulm ndaj Amerikës”, tha presidenti amerikan. Por e kaluara midis SHBA-së dhe Iranit ka një seri kërcënimesh të panumërta (dhe jo vetëm) para saj. Duke filluar nga sanksionet që SH.B.A. i vunë Iranit pak më shumë se një vit më parë.

“Luftoni” Trump dhe Soleimani janë sloganet më të përhapur  në mediat sociale.



Donald Trump dhe Qassam Soleimani, në fakt, në nëntor 2018 kishin sfiduar njeri-tjetrin në stilin e plotë “Game of Thrones”. Presidenti amerikan, më 2 nëntor, njoftoi rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit duke folur me një vështrim të errët dhe me fjalët “Sanksionet po vijnë”. Një referencë nga seriali i famshëm televiziv “Dimri po vjen”.

Gjenerali iranian e ndoqi gjithmonë me atë që u quajt  “Lojë e Froneve”, i identifikuar me Mbretin e Natës, komandantin e Ushtrisë së të Huajve: “Unë do të të përballoj ty”. Në Instagram gjenerali shtoi: “Ejani! Ne jemi duke pritur. Unë jam armiku juaj. Ju keni filluar këtë luftë, ne do t’i japim fund”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!