Donald Trump mund të akuzojë kundërshtarin e tij demokrat dhe presidentin amerikan, Joe Biden, se nuk është mirë mendërisht për shkak të gafave të tij, por dhe ish presidenti nuk duket se është larg tij.
77-vjeçari ngatërroi liderët e Turqisë dhe Hungarisë gjatë një fjalimi të fushatës në Neë Hampshire të hënën.
“Ka një lider, Viktor Orban, a keni dëgjuar për të?” pyeti Trump audiencën e tij, duke iu referuar kryeministrit hungarez.
“Ai është ndoshta një nga liderët më të fuqishëm kudo në planet. Ai është lideri i Turqisë”, tha ai, duke ngatërruar Orbanin me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.
Trump: I was very honored, there’s a man, Viktor Orbán. He’s the leader of Turkey pic.twitter.com/h3vrIESVrF
— Acyn (@Acyn) October 23, 2023
Trump më pas shtoi diçka të pakuptueshme në lidhje me “frontin” e Orbanit me Rusinë. Kandidati kryesor republikan për president e ka lavdëruar më parë kryeministrin hungarez për qëndrimin e tij të ashpër ndaj imigracionit dhe të drejtave LGBTI, duke e mirëpritur atë në Shtëpinë e Bardhë katër vjet më parë dhe në një klub golfi që zotëron në 2022.
Nga ana e tij, Orban ishte lideri i parë europian që mbështeti Trump gjatë fushatës së tij zgjedhore të vitit 2016 dhe i kërkoi atij që të “vazhdonte të luftonte” kur nisën problemet e tij ligjore.
/abcnews.al