Presidenti amerikan, Donald Trump u tha gazetarëve sot në Shtëpinë e Bardhë se SHBA “duhet të ketë Grenlandën” për sigurinë globale.
“Ne kemi nevojë për Grenlandën”, tha presidenti, shkruan CNN.
“Gjë që është shumë e rëndësishme – për sigurinë ndërkombëtare, ne duhet të kemi Grenlandën. Nuk është çështja nëse mund të bëjmë pa të. Ne nuk mundemi.”
Bëhet e ditur se Trump pretendoi se kontrolli amerikan i Grenlandës është një çështje paqeje “për të gjithë botën”, jo vetëm për SHBA-në.
“Shikoni, ju keni anije luftarake në të gjithë vendin që kalojnë pikërisht nga Grenlanda. Ne nuk do ta lejojmë këtë”, shtoi Trump./abcnews.al