Trump rinis aktivitetin e fushatës zgjedhore, pas diagnostikimit me Covid-19

schedule09:46 - 10 Tetor, 2020

schedule 09:46 - 10 Tetor, 2020

Presidenti Donald Trump do të rinisë  aktivitetin e parë të fushatës zgjedhore të shtunën, hera e parë pas infektimit me Covid-19, raporton Reuters

Trump po planifikon një grumbullim tjetër para Shtëpisë së Bardhë, pavarësisht nga shpërthimi i rasteve me koronavirus në Shtëpinë e Bardhë. Mbi dhjetë veta që morën pjesë në ceremoninë e prezantimit të kandidates për Gjykatën e Lartë, Amy Coney Barrett në Shtëpinë e Bardhë, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Sipas një burimi “të gjithë të pranishmit duhet të jene të pajisur me maskë”. Po ashtu ata duhet t’i nënshtrohen një kontrolli për Covid-19 të shtunën në mëngjes, përfshirë matjen e temperaturës.

Sipas një zyrtar   Trump do të mbajë fjalimin nga një ballkon i Shtëpisë së Bardhë.

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë Sean Conley tha në një njoftim të enjten se, “bazuar në diagnostikimin  që ka kryer ekipi”, ai “parashikon plotësisht kthimin e sigurt të Presidentit në angazhimet publike” që nga e shtuna.

Gjithashtu Presidenti Donald Trump do të zhvilloje një fushate në Florida të hënën, i pari jashtë Uashingtonit, që kur u diagnostikua me koronavirus javën e kaluar. Presidenti e konfirmoi këtë në Twitter./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!