Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump rikujton afatin, ndërmjetësit draft për paqe/ Eksperti: Mbyllja e Hormuzit, pasoja katastrofike për ekonominë globale

schedule18:34 - 6 Prill, 2026

schedule 18:34 - 6 Prill, 2026

Presidenti amerikan i rikujton Teheranit afatin deri të martën për të hapur Hormuzin, në të kundërt, paralajmëroi se do të hidhen në erë ura dhe centrale, si kurrë më parë.

Trump pranoi për herë të parë se SHBA i kanë çuar armë popullit iranian. Pakistani, Egjipti dhe Turqia, ndërmjetësues në konflikt, u kanë propozuar SHBA dhe Iranit një draft marrëveshje për një armepushim te përkohshëm dhe hapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Andi Hoxhaj, i ftuar në emisionin “Tirana Live”, u shpreh se mbyllja e ngushticës së Hormuzit ka pasur një impakt katastrofik në ekonominë globale, duke paralajmëruar se çmimi i naftës do të vijojë të rritet nëse konflikti zgjatet.



Sipas tij, plani i propozuar aktualisht synon të zvogëlojë pasojat e konfliktit, por një marrëveshje për hapjen e Hormuzit mbetet ende larg. “

Ai theksoi se një armëpushim do të ishte një hap pozitiv, pasi do t’u jepte mundësi palëve të diskutojnë me më shumë qetësi. Megjithatë, shtoi se konflikti duket se po shkon drejt fundit, duke qenë se disa nga objektivat fillestare janë arritur.

Në përfundim, Hoxhaj nënvizoi se, ndonëse të dyja palët e paraqesin veten si fituese brenda narrativave të tyre, humbësi më i madh mbetet ekonomia globale, gjë që reflektohet në rritjen e çmimeve.

“Mbyllja e Hormuzit ka pasur impakt katastrofik dhe sa më shumë zgjatet kjo lufta, nafta do të rritet. Plani i propozuar është për të zvogëluar pasojat e konfliktit. Mendoj se jemi akoma larg këtij momentit për një marrëveshje për hapjen e Hormuzit, sepse palët kërkojnë maksimumin e mundshëm në këtë tryezë.

Të dyja palët kërkojnë të marrin maksimumin e mundshëm. Armëpushimi do ishte pozitiv. Kjo bën që palët të diskutojnë me qetësi.

Unë mendoj se jemi afër fundit, sepse kemi parë që disa objektiva që ishin paraprakisht janë realizuar, SHBA kishte objektiv të largonte regjimin, por nuk ia arriti.

Edhe Irani i ka realizuar objektivat e tij, sepse është një aktor i fortë ushtarakisht dhe një aktor në Lindjen e Mesme.

Palët brenda narratives së tyre kanë dalë të fituar, por ajo që nuk ka fituar është ekonomia globale dhe kjo vihet re me rritjen e çmimeve”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!