Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë/ Prenkaj: Një traditë e konsoliduar, sjellje demokratike

schedule17:33 - 13 Nëntor, 2024

schedule 17:33 - 13 Nëntor, 2024

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump ka shkuar në Shtëpinë e Bardhë për t’u takuar me Presidentin Joe Biden.

Ky i fundit e priti Trump për një vizitë në Zyrën Ovale që është pjesë tradicionale e dorëzimit paqësor të pushtetit, një ritual në të cilin vetë Trump nuk pranoi të merrte pjesë katër vjet më parë.

Lidhur me këtë ka folur në “Ballkan Update”, ambasadori Albert Prenkaj, i cili e ka konsideruar një traditë të konsoliduar dhe një sjellje demokratike.

“Sa i përket, vizitës në këtë moment të presidentit Trump, pra, shkuarjes së tij në Shtëpinë e Bardhë, flet për një demokraci të konsoliduar. Pra, këtu është një sjellje xhentëlmene, edhe një traditë e presidentëve të SHBA, për t’i treguar fushatës zgjedhore që prej fushatës zgjedhore mund të kishin qenë dhe të tensionuar.

Pra, Amerika ka qene e polarizuar këto vite, pas takimit të presidentit Trump. Mirëpo, ky është një gjest, një kulturë demokratike, e cila e pret popullin e Amerikës, qytetarët që ta pranojnë në mënyrë të qetë tranzicionin, për të treguar një vazhdimësi të SHBA dhe përkundër faktit se një parti politike i ka humbur zgjedhjet dhe një tjetër ka fituar”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!