Trump republikanëve e demokratëve: Keni frike nga lobi i armëve

schedule10:57 - 1 Mars, 2018

schedule 10:57 - 1 Mars, 2018

Gjatë një takimi me ligjëvënësit republikanë dhe demokratë, presidenti amerikan Donald Turmp u ka thënë atyre se kanë frikë nga lobi i armëve ndaj nuk veprojnë në masa shtrënguese. Gjithashtu njoftoi se do të firmosë një urdhër ekzekutiv që ndalon automatizuesit.

“Urdhërin ekzekutiv që ndalon automatizuesit që transformojnë armën gjysëm automatike në mitraloz, do ta shkruaj unë kështu që ju nuk duhet të shqetësoheni”. Kështu është shprehur presidenti amerikan Donald Trrump ndërsa takoi grupin bipartizan të anëtarëve të Kongresit. “Jemi të përkushtuar të transformojmë dhimbjen tonë në veprime”, shton më tej kreu i Shtëpisë së Bardhë në takimin ku u diskutua tema e sigurisë në shkolla dhe masakrat me armë zjarri. Gjatë bisedës ai kërkoi mbështetjen e opozitës demokrate.

“Duhet të bëjmë diçka sa i përket kësaj çështjeje. Nuk mund të presim, të luajmë, pa përmbyllur asgjë. Shoh shumë persona që nuk thonë gjëra të pëlqyeshme për mua, por nuk ka problem, thjeshtë ktheni këtë energji në veprim”, nënvizoi Trump ndërsa hodhi vështrimin përreth. Presidenti amerikan këmbënguli në nevojën e armëve në shkolla për të parandaluar sulmet. “98% e masakrave në masë në Shtetet e Bashkuara që prej 1950 kanë ndodhur në zona ku nuk lejohen armët”, theksoi numri 1 i Shtëpisë së Bardhë.

Gjithashtu Trump foli edhe për nevojën e konfrontimit të problemit të shëndetit mendor. “Duhen mbajtur larg armët nga ata që përbëjnë kërcënim dhe në të njëjtën kohë duhen mbrojtur ata që kanë të drejtë të posedojnë armë me kushtin e vetëm që të respektojnë ligjin”, nënvizoi presidenti amerikan.

Ndërkohë, gjatë takimit me republikanët dhe demokratët e kongresit, Trump akuzoi ligjvënësit e dy partive se janë të frikësuar nga fuqia e lobit të të Shoqatës Kombëtare të Armëve. Ai u kërkoi atyre që të përpilojnë një project-ligj të fuqishëm reformues ndërsa kërkoi vendosjen e disa masave kontrolli si dhe rritjen e moshës minimale për posedimin e armëve nga 18 në 21 vjeç. “Unë dua që ju të dilni me një ligj të fuqishëm”, theksoi Trump duke nënvizuar se Lobi i armëve ka fuqi mbi ligjvënësit por tek ai nuk funksionon kjo fuqi. /abcnews.al