Presidenti i SHBA-ve Donald Trump është shprehur se nuk ka një simpati të madhe për Meghan Markle. Gjatë një konference për shtyp, ai u pyet nga një gazetar se çfarë mendonte për Markle dhe princin Harry, të cilët inkurajuan “amerikanët të votojnë për Joe Biden”.
“Unë nuk jam një adhurues i saj”, tha ai në konferencën për shtyp, duke shtuar “Dhe ajo ndoshta e ka dëgjuar këtë. Por unë i uroj shumë fat Harry-t sepse ka nevojë.” Ky reagim i tij vjen pasi pak ditë më parë, Markle dhe Harry iu bën thirrje qytetarëve amerikanë të refuzojnë gjuhën e urrejtjes dhe të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.
“Kur votojmë, vlerat tona vihen në veprim dhe zërat tanë dëgjohen. Zëri juaj është një kujtesë që tregon se keni rëndësi. Sepse ju e meritoni të dëgjoheni.” tha Markle. Megjithëse, dyshja nuk përmendi emrin e Trump apo rivalin e tij politik Biden, kanë qenë të shumtë ata që i kanë interpretuar komentet e tyre si kritike ndaj presidentit. xh.d/abcnews.al
Q: “Prince Harry and Meghan Markle chimed in on the U.S. election and essentially encouraged people to vote for Joe Biden. I wanted to get your reaction to that.”
Trump: “I’m not a fan of hers… I wish a lot of luck to Harry — because he’s going to need it.” pic.twitter.com/fSVnTifTqY
— The Hill (@thehill) September 23, 2020