Trump publikon tre video të dhunës së radikalëve islamikë

schedule16:29 - 29 Nëntor, 2017

schedule 16:29 - 29 Nëntor, 2017

Presidenti amerikan ka publikuar në rrjetin social Tuiter tre video që tregojnë akte dhune nga myslimanë radikalë mbi persona apo simbole të perendimit. ISIS, nga ana tjetër, ka hedhur në internet videon më të re, ku tregohet ekzekutimi i një pengu afgan nga disa fëmijë.

Presidenti Trump ka publikuar në adresën personale në Tuiter tre filmime të realizuara nga disa militantë të nje grupi të djathte ekstremist në Britani.
Videjo e parë, paraqet një emigrant mysliman që godet dhe sulmon brutalisht një djalë holandez që ishte me paterica.
Tek videoja e dytë, shfaqet një burrë me mjekër i cili përplas në tokë një statujë të Virgjereshës Mari, pranë tij një tjetër person me mjekër qesh me aktet e dhunës.
Në filmimin e fundit, paraqiten disa persona me fytyra të mbuluara dhe me flamuj te zinj në duar te ngjashem me ata të ISIS. Ata rrethojnë një djalë, te cilin e hedhin nga një lartësi.
Sipas BBC dhe mediave britanike, filmimet e pulikuara nga Trump përbëjnë shqetësim dhe nxisin dhunë.
Tre filmimet e publikuara nga Trump ishin publikuar fillimisht nga Jayda Fransen, numri dy i grupit ekstremist Britanik.
Nderkaq si nje akt force dhe frikësimi të perëndimit, terroristët e shtetit islamik kanë publikuar videon e ekzekutimit të një shtetasi afgan që e quanin spiun të amerikanëve. Pranë pengut të lidhur me zinxhirë qëndrojnë fëmijë me shpata. Në fillim ata i presin duar pengut të lidhur, për të përfunduar aktin makabër me prerjen e kokës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!