Presidenti amerikan, Donald Trump tha se po shqyrton një marrje paqësore të Kubës, pa specifikuar detajet e një operacioni të tillë, pasi Uashingtoni po ushtron presion mbi udhëheqësit e ishullit komunist.
“Qeveria kubane po flet me ne dhe ata kanë probleme shumë të mëdha. Ata nuk kanë para’, nuk kanë asgjë tani, por po flasin me ne dhe ndoshta do të shohim një marrje paqësore të Kubës”, u tha presidenti amerikan gazetarëve ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë për një udhëtim në Teksas.
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi të mërkurën se Kuba duhet të ndryshojë rrënjësisht, menjëherë pasi Shtetet e Bashkuara lehtësuan kufizimet e tyre për eksportet e naftës në ishull, i cili po përjeton një krizë të rëndë ekonomike, për arsye humanitare.


