Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump: Po i afrohemi shumë marrëveshjes për Ukrainën

schedule18:37 - 25 Nëntor, 2025

schedule 18:37 - 25 Nëntor, 2025

“Nuk është e lehtë, por mendoj se do t’ia dalim”.

Kështu u shpreh presidenti amerikan, Donald Trump duke iu referuar luftës në Ukrainë, ndërsa foli në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Sky News.

“Mendoj se po i afrohemi shumë një marrëveshjeje që do ta zbulojmë… Mendoj se po bëjmë përparim.”, shtoi ai.

Zyrtarët amerikanë dhe rusë kanë mbajtur bisedime për planin e paqes që synon t’i japë fund luftës së Moskës me Ukrainën, teksa Uashingtoni po intensifikon presionin ndaj palëve që të arrijnë një marrëveshje për përfundimin e konfliktit më të madh dhe më të përgjakshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Plani fillestar prej 28-pikash, i propozuar nga SHBA-ja, nga shumë u pa si më i favorshëm për Moskën.

Zyrtarët ukrainas shkuan në Gjenevë gjatë fundjavës dhe u takuan me përfaqësuesit amerikanë, përfshirë me sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, në tentim për të hartuar një draft që do të kërkonte më pak lëshime nga Ukraina dhe që nuk do të rezultonte në atë që disa në Kiev e konsideronin si kapitullim.

Gjatë bisedimeve në Gjenevë, drafti u reduktua në 19 pikë, me zyrtarët ukrainas që vunë në pah se disa nga çështjet më të ndjeshme – përfshirë garancitë e sigurisë për Kievin – vazhdojnë të mbesin në tavolinë të bisedimeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!