Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump planifikon të marrë pjesë në debatin e ardhshëm presidencial

schedule09:04 - 6 Tetor, 2020

schedule 09:04 - 6 Tetor, 2020

Presidenti i SHBA-së Donald Trump planifikon të marrë pjesë në debatin e planifikuar presidencial javën e  ardhshme me rivalin e tij demokrat Joe Biden pavarësisht infektimit me koronavirus, sipas drejtorit të komunikimit të fushatës elektorale të Trump, Tim Murtaugh.

I pyetur rreth planeve të debatit, Murtaugh tha, “Qëllimi i Presidentit është të marrë pjesë në debat”.

Debati i dytë presidencial i zgjedhjeve do të organizohet në Miami, Florida. Në krahasim nga debati i parë, pyetjet në debatin e dytë presidencial do t’u drejtohen kandidatëve nga banorët e zonës së Miamit.

Sipas udhëzimeve nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njerëzit me COVID-19 duhet të vetë-izolohen për të paktën 10 ditë pas shfaqjes së simptomave, pasi  disa njerëz mund të jenë ende infektivë. Trump rezultoi pozitiv me Covid-19 të enjten.

Debati i parë midis zëvendës presidentit Mike Pence dhe kandidates demokrate Kamala Harris do të zhvillohet të mërkurën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!