Takimin mes Zelenskyt dhe Trump nuk u zhvillua ashtu siç pritej, me tensione dhe polemika të cilat e kanë kthyer vëmendjen e botës në drejtim të luftës dhe Shtëpisë së Bardhë.
Analisti Skënder Minxhozi u shpreh se Trump ka përmbysur të gjitha doktrinat e SHBA në lidhje me qëndrimin ndaj Rusisë.
“Komentet kanë qenë të furishme sepse habia në të gjithë botën për atë që ndodhi është diçka e paprecedentë dhe ka shokuar opinionin ndërkombëtar. Ajo që po ndodh me Trump është në vazhdën e një qëndrimi të mirëmenduar të tij. Ka një koncept që përmbys të gjitha doktrinat e SHBA, në lidhje dhe me qëndrimin ndaj Rusisë si dhe sfidën e vlerave që përfaqëson. Trump po kthen përmbys një doktrinë të konsoliduar pas luftës së dytë botërore. E shihte Amerikën si një fanar që ndriçonte demokracinë. Amerika jo vetëm që u bë fuqia më e madhe që shtriu fuqinë e saj në të gjithë planetit, por krijoi një prezencë që krijoi influencë në Europë. Trump bazohet në mbylljen refuzimin për të marrë pjesë në luftëra dhe konflikte, kjo përbën një riformatim në politikën e jashtme.”
Për ekspertin Fatjon Softa, Zelensky pa armët amerikane ka shanse të ulëta për të mbijetuar. Sipas tij, gatishmëria e europianëve do të vijojë.
“Zelensky e ka përmendur disa herë se pa armët amerikane shanset janë të ulëta për të mbijetuar. Nga armatimi që kanë marrë, armët nga SHBA nuk janë marrë vetëm drejtpërdrejtë por janë marrë edhe nga Gjermania. Raportet e financancave nga SHBA dhe nga BE kanë qenë të barabarta, 64 miliardë. Shoh një krisje dhe problematikë mes Europës dhe SHBA që ka ngjallur reagime të disa lidereve, ku Meloni ka ftuar të jetë një samit mes SHBA dhe Europës sepse cdo dobësi e SHBA sjell dobësi të Europës. Gatishmëri e europianëve do të vazhdojë.”
/ abcnews.al

