Trump përdor kolonën zanore të Rolling Stones për fushatë, grupi legjendar paralajmëron padi penale

schedule08:31 - 29 Qershor, 2020

schedule 08:31 - 29 Qershor, 2020

Grupi Rolling Stones i kanë ndaluar Presidentit të SHBA, Donald Trump që të përdorë në mitingjet e tij elektorale, këngët e bandës britanike të rrokut. Vendimi i grupit legjendar erdhi menjëherë pas mitingut të parë të Trump në Tulsa, ku kreu i shtëpisë së Bardhë përdori këngën “You Can’t Always Get What You Want”, përpara dhe në fund të fjalimit të tij.

E njëjta këngë në fakt është përdorur edhe në fushatën e parë të Presidentit në 2016-ën. Që nga ai vit “Rolling Stones” janë distancuar tërësisht nga Donald Trump. Megjithatë përdorimi i paautorizuar i këngëve të grupit nga ana e liderit të SHBA po shkon drejt një beteje ligjore.

Skuadra e avokatëve të grupit Britanik, ka bërë të ditur që po bashkëpunon me organizatën për të drejtat e spektaklit IMC, për të ndaluar përdorimin e paautorizuar të muzikës së tyre.

Hapat e mëtejshëm për të parandaluar Trump të përdorë materialin e Rolling Stones në fushatat e ardhshme presidenciale u bënë të domosdoshme, pasi kërkesat dhe direktivat e mëparshme ishin injoruar nga ana e Presidentit. IMC ka deklaruar se e ka njoftuar stafin e fushatës së Trump në emër të Stones, se përdorimi i këngëve të tyre pa autorizim do të përbëjë shkelje të marrëveshjes së licencës dhe do të jetë provë për veprime juridike penalizuese./abcnews.al