Presidenti amerikan, Donald Trump, për herë të parë ka folur për mardhënien e tij jashtëmartesore me aktoren e filmave për të rritur, Stormy Daniels. Kreu i Shtëpisë së Bardhë njoftoi se nuk ishte në dijeni të pagesës prej 130 mijëve dollarëve për blerjen e heshtjes së saj.
“Nuk dija asgjë për 130 mijë dollarët e dhëna ndaj aktores së filmave për të rritur Stormy Daniels nga avokati im për t’i blerë heshtjen”.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thyer heshtjen dhe për herë të parë ka folur në publik për mardhënien e tij jashtëmartesore me Daniels, që ka ndodhur në 2006-n pikërisht kohë, kur bashkëshortja Melani sapo kishte sjellë në jetë fëmijën e Trump. Kreu i Shtëpisë së Bardhë i përgjigjet drejtëpërdrejtë pyetjes së një reporteri në bordin e Ari Force One dhe mohon të ketë qenë në dijeni të faktit që avokati i tij, Michael Cohen, në Tetor të 2016, një muaj përpara zgjedhjeve presidenciale bleu heshtjen e aktores.
Nga ana e saj, Stormy Daniel, ose Stephanie Clifford, emri saj i vërtetë, ka thyer heshtjen me kohë: avokati i saj ka depozituar një denoncim sipas të cilit marrëveshja nuk është e vlefshme pasi Trump nuk e ka firmosur. Dhe pikërisht pas deklaratave të Presidentit amerikan, përfaqësuesi ligjor i aktores së filmave për të rritur bëri me dije se procesi gjyqësor vijon.
Ndërkohë, mediat ndërkombëtare shkruajnë se Donald Trump është shfaqur shumë i nervozuar dhe i shqetësuar nga pyetja, të cilës iu përgjigj brenda 25 sekondave duke kërkuar me shumë ankth që të flitet për diçka tjetër. Por gazetarët insistuan dhe në këtë pikë Trump tha: “duhet të pyesni Michael Cohen. Ai është avokati im dhe di gjithçka”./abcnews.al